Asfaltohet rruga e cila të shpie deri në “Majën e Shkodranit”

Në vazhdën e investimeve që po bën Komuna e Rahovecit, në këtë rast, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, është edhe rruga e cila të shpie deri në “Majën e Shkodranit”. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka vizituar dhe e ka pa nga afër asfaltimin e saj. Rruga është e gjatë 2925 metra, ndërsa e gjerë 5 metra. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, sepse, jo vetëm lehtëson lëvizjen e automjeteve për te Kalaja e Gurit, e ndërtuar për nder të katër dëshmorëve që ranë në Epopenë e Rahovecit në korrik 1998, por nga dita në ditë, kësaj zone po i shtohet pesha dhe roli, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë.

Ndërtimi i rrugëve të reja si kjo, vërtet janë mundësi reale për zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …