Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Jean Paul Sartre e refuzoi çmimin Nobel duke e “ngritur” veten

Jean Paul Sartre ishte filozof dhe shkrimtar i cili ka shkruar me gjakun e tij, sepse e dinte që gjaku është shpirt dhe nuk e ka dëshiruar që të gjithë ta lexojnë, sepse e dinte që gjakun e tij nuk e kupton tjetri.

Shkrimet e tij nuk ishin vetëm për ta kaluar kohën. Sot janë bërë 55 vjet prej kur ky filozof e refuzoi çmimin Nobel për Letërsi. Arsyeja ishte se shkrimtari nuk duhet të merr pozicione politike dhe duhet ta respektoj lexuesin. “Një shkrimtar që merr pozicionime politike, sociale apo letrare nuk duhet të veprojë pos mjeteve që janë të tijat, domethënë fjalën e shkruar. Të gjitha medaljet që ai mund të marrë e ekspozojnë lexuesin e tij ndaj një presioni që unë nuk e çmoj të dëshirueshëm… Më vjen keq që çështja mori pamjen e skandalit. U dha një çmim dhe unë e refuzoj… Nuk është e njëjta gjë nëse unë nënshkruaj Jean Paul Sartre, apo nëse nënshkruaj “Jean Paul Sartre Nobelisti”. A kishte të drejtë Sartri? Jo, sepse emrat e mëdhenj si: Gabriel Garcia Marquez, Pablo Neruda, Albert Camus, George Bernard Show, Luigi Pirandello, Eugene O’Neill, Hermann Hesse, T. S. Eliot, Ernest Hemingway, Samuel Beckett, Mario Vargas Llosa… Këta emra të mëdhenj pozicionohen pas fjalës së shkruar, shprehjet i kanë në maja, dhe lexusit e tyre nuk e di në çfarë presioni  janë që për Sartrin ishte jo i dëshirueshëm. Këta nuk e refuzuan çmimin Nobel për Letërsi.

Nëse krahasojmë vetëm Camusin me Sartrin dukshëm është më larg Camusi me cilësinë e romanit “I huaji”, pastaj veprat tjera “Njeriu i revoltuar”, “Miti i Sizifit”. Ndoshta vet Sartri bëri politikë me lexuesin, me qëllim për të qenë më i dëshirueshëm, kryengritës, mospërfillës. Sartri e dinte se çmimi Nobel është vlersim prestigjioz për të dhe ai e përbuzi atë duke e bër veten me prestigjioz se çmimin, pra tregoj shkrimtarin brenda veprës e jo shkrimtarin të distancuar nga vepra.

Ky çmim nuk mund të ekzistoj pa shkrimtarin e shkrimtari mund të ekzistojë pa këtë çmim, pra çmimi e nderon.

Disi Sartre mendoi se u ngjit në malin më të lartë duke u munduar të qesh me të gjitha dramat serioze apo të shtrira. Ndërsa, të  gjithë fituesit e tjerë sipas tij, janë në nivel më të ulët.

Të njëjtën gjë provoi ta bënte edhe Bob Dylan veçse ai nuk është përgjigjur për të marrë çmimin Nobel. Këta nuk e respektojnë vlerën e këtij çmimi, por më shumë e lartësojnë veten e tyre se sa veprat e tyre.

Sartre edhe Dylan u munduan të vrasin me inat, por më shumë vritet me gaz. Derisa të gjithë emrat e mëdhenj të çmimit Nobel ndjenin në vete ecje, Sartre dhe Dylan “vraponin”.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …