Akademi përkujtimore për dëshmorët Naim Beka, Agim Matoshi e Avni Shehu në 20 vjetorin e rënies

Në 20 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Naim Beka, Agim Matoshi e Avni Shehu. Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, ftoheni të merrni pjesë në përvjetorin jubilar të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, Naim Beka – Sokoli, Agim Matoshi dhe Avni Shehu. Më 25.10.2019, duke filluar në orën 10:00 – homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, për dëshmorët Naim Beka dhe Agim Matoshi;Në orën 11:00 – akademi përkujtimore, teatri “Adriana” – Ferizaj; Në orën 15:00 – homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Kaçanik, për dëshmorin Avni Shehu. Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve!

Kontrolloni gjithashtu

Isuf  Bytyçi: NË MUNIH TË GJERMANISË U FESTUA 28 NËNTORI ­– DITA E FLAMURIT

Më 26 nëntor 2025, nga ora 18:00 u mbajt festë në Munih të Gjermanisë, për …