Kryetari Halit bisedoi me ekspert ndërkombëtar rreth Master- Plani të Ujitjes

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim ekspertin ndërkombëtar nga fusha e gjeodezisë, Rutger Kuiper, i cili është me eksperiencë ndërkombëtare në lëmin e trajtimit të tokave dhe ujërave. Në këtë takim është folur mbi zhvillimin e një Master-Plani të Ujitjes dhe Kornizës së Investimeve në Kosovë pasi që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, ka kontraktuar SCP ( So ciete du Canel De Proven) nga Franca dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Këshilluese ( NOVUS) nga Kosova për zhvillimin e këtij Master-Plani. Përndryshe ky Master–Plan do të përcaktojë përparësitë kritike për përmirësimin e sektorit të ujitjes dhe do të sigurojë blloqet e ndërtimit për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të ujitjes të Kosovës. Gjithashtu ky Master- Plan vlerësohet se është në interes të veçantë për sektorin e bujqësisë pasi që me të pritet të mbështeten objektivat e një strategjie kombëtare të Bujqësisë që synon të forcojë prodhimin dhe azhurnimin e zinxhirëve ekzistues të vlerës në treg.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …