“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës, përuruan edhe dy shtëpi për dy familje

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht udhëheqësi i shoqatës, Halil Kastrati dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i kanë përuruar edhe dy shtëpi, për dy familje në nevojë, të cilat janë ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të kësaj shoqate bamirëse dhe Komunës së Malishevës. Kryetari Begaj, e ka falënderuar shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe hoxhën Halil Kastrati, për bashkëpunim dhe për ndërtimin e shtëpive, për familjet që kanë nevojë, apo që e kanë problem strehimin. Komuna e Malishevës dhe “Jetimat e Ballkanit”, për këtë vit kanë ndërtuar pesë shtëpi për familjet në nevojë, dhe dy prej tyre i kanë përuruar të mërkurën, duke ju dhënë çelësat e shtëpive, familjes së Ferat Morinës në Gollubovc dhe familjes së Rrahman Gashit në Vërmicë. Në ndërtimin e shtëpive, Komuna e Malishevës, ka marrë pjesë në ndërtim me shumën prej pesë mijë eurove në secilën shtëpi, ndërsa pjesa tjetër është ndërtuar nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” , ndërsa bashkëpunimi në mes të kësaj shoqate dhe komunës, është i vazhdueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …