Begaj priti në takim komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonel Daniele Pisani

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim me karakter pune, komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonelin Daniele Pisani. Në këtë takim u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe institucionit të komunës, dhe me qytetarët në përgjithësi. Kryetari Begaj dhe koloneli Pisani, kanë biseduar për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë e përgjithshme në Komunën e Malishevës, si dhe për procesin e zgjedhjeve të fundit, ku u vlerësua lartë i tërë procesi deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për komunitetin RAE që jeton në territorin e Komunës së Malishevës, ku u bë e ditur nga ana e kryetarit Begaj, se ky komunitet është i integruar mirë në shoqëri dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat, sikur edhe komuniteti shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …