Administrata e Malishevës e përgatitur mirë për ofrimin e shërbimeve komunale

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Malishevës, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për aktivitetet e drejtorive për javën e kaluar, si dhe për planifikimet për javët në vijim. Gjatë raportimeve të tyre, shefi i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Agim Morina, ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet në administratën komunale janë duke u kryer pa probleme, pa vonesa dhe shërbimet janë cilësore. Morina, gjithashtu ka bërë të ditur se drejtoria është e përgatitur mirë edhe për fund vit, kur edhe kërkesat për shërbime janë më të shumta, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundit, dhe nuk parashihet të ketë probleme në ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe cilësore. Po ashtu edhe drejtoritë tjera kanë raportuar për aktivitetet e tyre dhe kryerjen e obligimeve dhe realizimin e planifikimeve të tyre. Në këtë mbledhje u bë e ditur se janë duke vazhduar me realizimin e projekteve, siç janë rrugë, zgjerime të rrjeteve të kanalizimeve dhe projekte tjera.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …