Vlahna e Hasit i dha zemër dhe zjarr luftës tonë të përbashkët për çlirim

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë ne përvjetorin e njërit prej bashkëluftëtarëve që e bëri detyrën ndaj atdheut, me nderë dhe besnikëri, Miftar Sahit Kovaçi, nga Vlahna e Hasit, ku i është ngritur edhe një pllakë përkujtimore, e cila do të rrëfejë përjetë rolin dhe angazhimin e Miftarit, të vlahnjanëve e të hasjanëve në luftë për çlirimin e Kosovës. Më pas kryetari Latifi i ka bërë një vizitë edhe bacë Avdi Sokolit, i cili, edhe pse me shëndet jo të mirë, vazhdon të qëndrojë si gjithnjë, i fortë, i përzemërt, mikpritës e krenar. Këto anë, sa herë që vizitohen, rikthehemi në histori ku pashmangshëm bashkëjetojmë me një ndjenjë të mirë e të përzier, që vjen krejt natyrshëm si përjetim i fortë te secili që i ka përshkuar me këmbë këto shtigje të luftës e të lirisë, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …