Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja

E nderuara familja Kraja, lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurës suaj, Arzanës, regjisores tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh. Arzana u nda nga kjo jetë në moshë të re, por veprat që la pas janë të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne. Zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër. Me kontributin e saj, Arzana e ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e artit e të kulturës. Me punën e saj ka bërë që të ajo të jetë e vlerësuar dhe që ka vënë në lëvizje dhe ka nxitur të gjithë përreth saj që të punojnë sa më me vullnet. Me entuziazmin e saj, Arzana do të na sillte edhe vepra tjera përplot vlera por na iku nga kjo jetë para kohe. Ndarja e hershme e Arzana Krajës është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Arzana Krajës.

Sinqerisht,

Kujtim Gashi

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …