Deçani vazhdon regjistrimin e ekonomive familjare dhe bizneseve për shtrirjen 100 ℅ të rrjetit për grumbullimin e mbeturinave

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ dhe në bashkë-implementim me organizatën joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) dhe Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ në mënyrë të suksesshme janë duke realizuar projektin e regjistrimit të ekonomive familjare dhe bizneseve për shtrirjen 100 ℅ të rrjetit për grumbullimin e mbeturinave. Pavarësisht motit të ligë ekipet vazhdojnë me punën e tyre duke regjistruar ekonomit familjare dhe bizneset sipas planit të paraparë të koordinuar me Drejtorinë e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim. Të ndarë në katër grupe ekipet kanë regjistruar ekonomit familjare dhe bizneset ne këto fshatra: Kodrali, Pozhar, Prilep, Irzniq dhe Gllogjan. Këto ekipe edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë më regjistrimin e ekonomive familjare dhe bizneseve edhe në fshatrat: Prekolluk , Shaptej, Gramaqel, Dubrav, Baballoq, Rastavicë dhe Lagjen e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …