Brickos

Fillojnë gërmimet në kampusin e UP-së me dyshimin se mund të ketë varrezë masive nga koha e luftës

Fillojnë gërmimet në kampusin e UP-së me dyshimin se mund të ketë varrezë masive nga koha e luftës

Kanë nisur gërmimet në kampusin e UP-së, saktësisht tek parkingu i Fakultetit të Arteve me dyshimin se mund të ketë varreza masive. Prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari, ka thënë se këto gërmime po bëhen pasi kanë marrë një informacion nga një qytetar se gjatë kohës së luftës ka parë duke varrosur trupa. “Ky vend ka pasur punime, gërmime edhe më herët gjithmonë në bazë të informacioneve të dëshmitarëve të ndryshëm për ekzistimin e mbetjeve mortore. Duke vepruar sipas informatave të tilla detyra e prokurorisë është me i verifikua, sepse ne gjithmonë kemi parasysh që shumë familjarë në Kosovë janë duke pritur ndonjë lajm, ndonjë zbulim për të pagjeturit, andaj ne si Prokurori kemi për obligim me i verifikua këto informacione dhe gjithmonë veprojmë në atë mënyrë që urdhërojmë gërmime. Njëjtë kemi vepruar edhe në rastin konkret, përkundër faktit që ky lokacion është gërmuar disa herë, ne kemi pranuar një informacion të ri nga një dëshmitar tjetër, i cili pohon në mënyrë të sigurt se ka parë gjatë luftës që në këtë vend janë varrosur trupat. Andaj, sot kemi dal që të kryejmë gërmime dhe të verifikojmë nëse ka mbetje mortore apo jo”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga kryeministri Kurti, hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar …