Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të ardhura me vonesë nga diaspora në Komisionin Qendror Zgjedhor. Në arsyetimin e saj, Supremja thotë se ankesa e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit Vetëvendosjes është e pabazuar dhe pas afatshme. Pasi sipas tyre, është paraqitur pas publikimit të rezultateve të përgjithshme nga KQZ.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
