Zhylien Varfaj emërohet kryetar të bashkisë së Durresit pas dorëheqjes së sotme të Valbona Sakos

Zhylien Varfaj emërohet kryetar i bashkisë së Durresit pas dorëheqjes së sotme të Valbona Sakos

Këshilli bashkiak në Durrës vendosi Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë së Durresit. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Valbona Sakos mëngjesin sotëm. Kujtojmë, se ajoo tha se shkak për dorëheqjen e saj janë bërë deklaratat e saj në media ditën e djeshme. “E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shprehet ajo. Sakonë media ka dhënë një deklaratë skandaloze duke thënë se numri i viktimave mund të ishte më i madh dhe se janë të kënaqur me 50 viktimat e shkaktuara nga tërmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka …