Ramush Haradinaj

Haradinaj: Askush që do të mundohet ta heq taksën të mos shpresojë se do të kalojë lehtë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se askush që do të mundohet ta heq taksën të mos shpresoj se do të kaloj lehtë. As Albin Kurti e as Vjosa Osmani nuk duhet me pa ëndërr zgjuar se do të kalojën lehtë kur ta heqin taksën, kur njerëzve shumë të fuqishëm të botës u kemi thënë jo për taksën. E kujt donë me ia heq taksën, Vuçiqit!? Ai tash u bë edhe më i keq, sepse po i mohon edhe krimet e kryera në Kosovë!, ka theksuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Lidhur me takimin e zhvilluar ditë më parë në Tiranë të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Xhelal Sveqles me zyrtarin e lartë të qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se ky takim nuk do të duhej të ndodhte. “Kurti si kryeministër i ardhshëm i vendit, nuk është dashur të ulej në tryezë bashkë me Gjuriçin. Kur është Gjuriçi, ai duhet ta çojë një zyrtar teknik. Nëse është në konferencë zyrtare presidenti serb, Vuçiq apo kryeministrja Bërnabiq, shkon kryeministri apo mandatari për kryeministër, ka theksuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …