Vazhdojnë punimet në rregullimin e parkut në fshatin Sopniq të Rahovecit

Në fshatin Sopniq të komunës së Rahovecit janë duke vazhduar punimet në rregullimin e parkut, në kuadër të këtij projekti është paraparë të rregullohet edhe parkingu skaj rrugës kryesore të këtij fshati.

Projekti për ndërtimin e parkut financohet nga buxheti i komunës së Rahovecit, banorët e kanë pritur mirë këtë projekt duke thënë se i janë falënderues komunës së Rahovecit dhe se projekti është i nevojshëm për të gjithë banorët e këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …