Komuna e Rahovecit për herë të parë ka filluar ndërtimin e stallave dhe fermave të vogla për fermerë

Komuna e Rahovecit, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2019, për herë të parë ka filluar ndërtimin e stallave dhe fermave të vogla për fermerë. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në shoqëri të nënkryetarit, Fatmir Iska, të Drejtorit të Bujqësisë, Berat Duraku dhe Drejtorit për Punë Inspektuese, Besnik Hoti, përcollën nga afër punimet në stallën e fermerit Gëzim Hoti i cili është një ndër përfituesit e stallës. Kapaciteti i stallës është deri në 8 krerë, ku në të përfshihen infrastruktura dhe gropat septike. Aktualisht është duke u punuar në pesë lokacione, por, me mundësi rritjeje kur dihet se zhvillimin e bujqësisë dhe përkrahjen e fermerëve e kemi prioritet të vazhdueshëm, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …