Thirrje për aplikim për grante për start- up dhe biznese të vogla

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me “Help Kosovo”, me qëllim të rritjes së punësimit dhe vetëpunësimit, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve për jetësimin e ideve të tyre inovative do të ndajnë grante për start- up dhe bizneset e vogla, në kuadër të projektit “Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”. Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe Komuna e Skenderajt ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt, kurse format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj, në zyrën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm, apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org. Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese. Takimet informuese mbahen më 11.02.2020 dhe 18.02.2020 ora 11:00 në sallën e kuvendit komunal. Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në kohë me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr: 23; 10.000 Prishtinë Republika e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …