KBGJ- Mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020

Komiteti për Barazi Gjinore në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020, të cilën e drejtoi, Kryesuesja, Agnesa Kastrati. Në këtë takim u shqyrtua dhe u miratua Raporti i Punës së Komiteti për Barazi Gjinore për vitin 2019, me disa ndryshime. Në fund, anëtarët e Komiteti për Barazi Gjinore, diskutuan për idetë dhe objektivat për të ardhmen që do të përfshijnë në Planin e punës për vitin 2020, e ku do të veçohet, hapja e faqes zyrtare në rrjetet sociale të këtij Komiteti, e cila do të ndihmoj shumë në informimin për punët që bënë, ky komitet dhe ofron mundësinë e komunikimit, dhënies dhe pranimit të ideve, kërkesave të komunitetit të gjerë i cili do të shtron për zgjidhje. Me këtë shpresohet në ngritjen e vetëdijes qytetare edhe më, për barazi gjinore dhe problemet me të cilat përballet shoqëria jonë aktualisht e që janë shumë dukuri negative dhe po ndikojnë negativisht të brezi i ri. Anëtarët e Komitetit, kërkojnë angazhim dhe bashkëpunim edhe më të shtuar qytetar – institucional, në luftimin e këtyre dukurive negative në shoqërinë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …