Ramush Haradinaj

Haradinaj: Opozita nuk i ka dorëzuar mandatet, por nuk do të marrë pjesë në seancat plenare të një Kuvendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka arsyetuar vendimin e përbashkët e tri grupeve parlamentare të partive të opozitës, për mos  pjesëmarrje në seancat e Kuvendit. Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se opozita nuk i ka dorëzuar mandatet, por nuk do të marrë pjesë në seancat plenare të një Kuvendi, i cili  është jolegjitim. Kuvendi i Kosovës tashmë është bërë mbulesë për uzurpimin  e shtetit. “I vetmi që mund të vendosë tash tutje është qytetari”, është shprehur Haradinaj, duke bërë me dije se opozita mbetet e bashkuar në pikat për të cilat është rënë dakord më herët. Në këtë kontekst, ai ka thënë se opozita do ta rrisë kundërshtimin e saj me anë të protestave deri në dorëheqjen e regjimit Mustafa-Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …