Vazhdojnë investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat dhe lagjet e qytetit në Rahovec

Në fshatrat dhe lagjet e qytetit në Rahovec ka vazhduar realizimi i projekteve infrastrukturore, të cilat janë paraparë të realizohen nga buxheti komunal dhe ai i ministrive të linjës së Qeverisë së Kosovës. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi ka bërë të ditur se punët janë duke u realizuar sipas dinamikës së planifikuar dhe se moti i mirë që po mbretëron, po u jepe mundësi kompanive kontraktuese që të vazhdojnë punimet. Punimet janë duke vazhduar në këto vende:

– Ndërtimi i dy segmenteve rrugore në Bratatin,

– Ndërtimi i dy segmenteve rrugore, një në Çifllak dhe njëri segment në Xërxë,

– Ndërtimi i rrugës “Beteja e Gradishit” në Gexhë,

– Kanalizimi i ujërave fekale në rrugën “Sabit Shabandula” në Rahovec,

– Kanalizimi i ujërave fekale në rrugën “Agim Qelaj” në Rahovec,

– Kanalizimi i ujërave fekale në fshatin Pataqan i Epërm,

– Ndërtimi i rrugës Xërxë-Sapniq-Ratkoc.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …