Kuvendi i Kosoves

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbledhet sot për të diskutuar propozimet për për formimin e komisioneve parlamentare

Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka thirrur mbledhjen Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila për herë të parë do të drejtohet nga ajo. Mbledhja e Kryesisë mbahet sot dhe do të diskutohen propozimet për formimin e komisioneve parlamentare. Kuvendi i Kosovës ka katër komisione të përhershme siç janë ai për Buxhet e Financa, ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi si dhe Komisioni për Integrime Evropiane. Ndërsa janë 12 komisione të tjera funksionale si ai për Punë të Jashtme, për Arsim, Ekonomi, Bujqësi, Shëndetësi, Administratë Publike, Punë të Brendshme etj.. Po ashtu, Kuvendi, me kërkesën e një të tretës të të gjithë deputetëve, formon komisione për një çështje të veçantë, duke i përfshirë edhe çështjet hetimore, e që njihen si komisione “ad hoc”.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …