Nexhmi Lajçi

Nexhmi Lajçi: Vetëm Albinit në vend të urimit – të respektohen ata që në ditë të vështira i dolën zot atdheut

Ish-luftëtari i lirisë nga Zona Operative e Dukagjinit, Nexhmi Lajçi ka shkruar se UÇK-në e bënte atdhedashuria, shpirti liridashes dhe guximi për të vazhduar luftën deri në çlirim e bashkim kombetar. Ai ka shkruar kryeministrit Kurti se çdo ditë punë dhe secila detyrë shtetërore duhet të fillojë duke i nderuar dhe respektuar ata që kanë beër të mundur që jemi të lirë. “Përderisa ushtria serbe e maste forcën e vet pushtuese me numrin e ushtarëve, aeroplanëve, tankseve dhe armatimit modern duke përfshi edhe armet kimike të shkatërrimit në masë, forcën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bënte atdhedashuria, shpirti liridashes dhe guximi për të vazhduar luftën deri në çlirim e bashkim kombetarë. A e meritojnë të pakten një përshendetje të sinqertë a një fjalë miradie ata që lanë lodrat për ti kapur pushkët e lirisë, lanë shkollat për t’i mbushur malet si çlirimtarë, lanë shtëpitë për t’i kthyer atdheut lavdinë, lanë mergimin për t’i sjell popullit lirinë, ATA që sot vazhdojnë jetën të vetëdijshëm se kanë vdekur njëherë.
Zoti kryeminister jo vetëm secila detyrë shtetrore po edhe çdo ditë e re në shqiptari do të duhej të fillonte duke i nderuar e rrespektuar ata që në ditët më të veshtira që përjetoi populli ynë, nderuan kombin e atdheut i dolen zot”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …