Njoftohen të gjithë fermerët e komunës së Skenderajt se është hapur thirrja e aplikimit për grante nga Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt dhe CARITAS-it Zviceran. Të gjithë fermerët e interesuar mund të aplikojnë në këto LOTE:
LOT 1. Dredhëza me sipërfaqe 0.10 ha;
LOT 2. Mjedra me sipërfaqe 0.10 ha;
LOT 3. Boronica me sipërfaqe 0.10 ha;
LOT 4. Bimë Mjekuese Aromatike (BMA) me sipërfaqe 0.10 deri në 0.20 ha;
APLIKUESIT DUHET TI PLOTËSOJNË KUSHTET SI NË VIJIM
– Aplikuesi duhet të këtë letërnjoftimin e Republikës së Kosovës;
– Të jetë banor i komunës së Skenderajt;
– Të kenë tokë të punueshme për mbjelljen e dredhëzës, boronicës, mjedrës dhe bimëve mjekuese sipas LOT-ve;
– Të kenë njohuri elementare në këtë lëmi;
– Të kenë gatishmëri për participim 15 % varësisht prej pakos së grantit që aplikojnë;
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM
– Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit;
– Të kenë vërtetimin e tatimit në pronë, origjinal jo më i vjetër se një (1) muaj;
– Fletën poseduese të tokës, si dhe kopjen e planit;
– Certifikatën identifikuese të fermerit (NIF);
Aplikacionin mund të merrni në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural. Aplikimi fillon nga data 06.02.2020 dhe zgjatë deri me datën 17.02.2020 deri në ora 16:00.
Vërejtje: Një fermer/e mund të aplikoj vetëm në një LOT.