Kryetari Latifi ka pritur në zyrën e tij Albina Krasniqi një vajzë të re e të suksesshme

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur në zyrën e tij një vajzë të re e të suksesshme, Albina Krasniqi nga fshati Malësi e Vogël, e cila po korr suksese në sportin e futbollit. Ajo premton shumë në të ardhmen, e cila ju takon atyre që guxojnë dhe punojnë për të. Bashkë me drejtoreshën e DKRS-së Kryetari Latifi ka nda Mirënjohje me motivacion: “Për afirmimin e sportit të futbollit në komunën e Rahovecit”.

Suksese për Albinën dhe për gjithë të rinjtë e të rejat tona të dalluara edhe ndërkombëtarisht! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …