MINISTRI ABDIXHKU PRET NË TAKIM AMBASADORIN E HUNGARISË

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (14.02.2020) ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë László Márkusz. Në takim njoftues, ministri Abdixhiku, e informoi për projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin Qeverisës. Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …