OKB-ja kundër paqeruajtësve abuzues e të panjerëzishëm

OKB-ja kundër paqeruajtësve abuzues e të panjerëzishëm

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbështetur thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun për të kthyer mbrapsht në vendet e tyre, paqeruajtësit që abuzojnë me fëmijë e të mitur ose shfrytëzojnë njerëzit që duhet t’i mbrojnë. Këshilli miratoi një projekt-rezolutë të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara për këtë çështje të premten, sipas së cilës, siç u shpreh ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power, paqeruajtësit e shpallur fajtorë për abuzime seksuale nuk meritojnë të shërbejnë në misione paqeje.  Sekretari i Përgjithshëm paralajmëroi se akuzat dëmtojnë besueshmërinë e operacioneve të paqes dhe Kombeve të Bashkuara në Përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …