Mbyllet përkohësisht lokali “Shisha Lounge- Imperial” në Skenderaj

Nga inspektimet rutinore dhe ato të bëra me kërkesë të qytetarëve, inspeksioni komunal i Skenderajt ka hasur në frekuentim të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare në lokalin “Shisha Lounge- Imperial”, me ç’rast ka gjobitur pronarin e lokalit në fjalë për mos respektim të ligjit. Pas marrjes së informatës që i njëjti biznes përsëri në mënyrë të jashtëligjshme ka shërbyer fëmijët nën moshën 18 vjeçare me shisha, sipas ligjit lokali është mbyllur përkohësisht. Me këtë rast, Komuna e Skenderajt, kërkon nga të gjitha bizneset që fëmijët nën moshën 18 vjeçare të mos shërbehen me produkte të ndaluara sipas ligjit duke përfshirë, duhanin, alkoolin, shisha etj, përndryshe inspeksioni komunal do të marrë masa ndëshkimore sipas ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …