Nënkryetari Berisha, priti në takim kampionin botëror për floktari, Besmir Hoxhën

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka pritur në një takim, kampionin botëror në fushën e parukerisë, përkatësisht për tatuazhet e flokëve, me rroje, Besmir Hoxhën, nga fshati Marali i Malishevës, i cili ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Federatës Botërore të Parukerisë, Giancarlo Milanese. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka uruar Besmir Hoxhën për suksesin e arritur. “Në çdo fushë që arrihen suksese, për ne do të thotë shumë, pasi pjesëmarrja në ngjarje të tilla me karakter ndërkombëtar, është përfaqësimi më i mirë që na bëhet, jo vetëm si komunë, por si vend”, tha Berisha. Ndërsa kryetari i kësaj federate, Giancarlo Milanese, tha se ka një grup të madh të mjeshtërve të fushës së parukerisë, pasi nuk janë thjeshtë floktarë, por e njohin profesionin dhe po tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në këto gara dhe po sjellin risi në fushën e floktarisë. Nga ana tjetër, kampioni botëror Besmir Hoxha, e ka falënderuar komunën për këtë pritje, që për të do të thotë shumë, pasi ndihet i përkrahur dhe i motivuar nga ana e komunës. Ai gjithashtu njoftoi se shumë shpejt, do ta përfaqësoj Kosovën në një garë tjetër e cila do të mbahet në Romë. Besmir Hoxha, e ka zënë vendin e parë në International Cup 2020, që është mbajtur në Shqipëri më 16 dhe 17 shkurt, në kategorinë Razor Hair Tattoo.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …