Kryetari Jashari, ka thirrë mbledhjen e Shtabit Emergjent për parandalimin e infeksionit CORONA-VIRUS COVID-19

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka thirrë mbledhjen e Shtabit Emergjent për parandalimin e infeksionit CORONA-VIRUS COVID-19. Me anëtarët e Shtabit janë koordinuar veprimet sektoriale për zbatimin e masave që janë vendosur si Komunë. Stacioni Policor në Skenderaj ka ofruar gatishmërinë që sipas kërkesave të Komunës të asistojë në zbatimin e masave parandaluese. Inspektorati Komunal ka filluar inspektimet në qendrat tregtare, barnatore e biznese dhe për çdo rast të ngritjes artificiale të çmimeve do të aplikohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi. Apelohet tek qytetarët që në rast kur hasin në ngritje artificiale të çmimeve të kontaktojnë në linjat e ATK-së 080080800 dhe tek Inspektorati Komunal i komunës së Skenderajt në numrat:

028/582-090

045/189-300

044/373-945

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …