Njoftim nga DKRS në Rahovec, për anulimin e aktiviteteve dhe tubimeve përkujtimore

Komuna e Rahovecit, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar rreth CoronaVirusit( COVID- 19) dhe shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik, duke u bazuar në situatën aktuale, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton:

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëkoordinim me OVL- në, Dega në Rahovec dhe kryetarët e këshillave të fshatrave: Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Pastasel, Opterushë dhe Fortesë, janë dakorduar për anulimin e aktiviteteve dhe tubimeve përkujtimore, për shënimin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve në këto fshatra, të vrarë gjatë luftës së vitit 1999. Homazhe dhe nderime do të bëhen vetëm nga këshillat e fshatrave: Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Pastasel, Opterushë dhe Fortesë për shkak të situatës dhe gjendjes alarmante të COVID 19. Shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe bashkë ti kthehemi jetës normale.

Lavdi përjetë dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …