Ministri Zharku dhe kryetari i Istogut nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vendit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Istogut, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugës Kosh – Osojan, asfaltimin e rrugës Shushicë e Ulët – Zhakovë – Rakosh, asfaltimin e rrugës Trubohoc – Prekallë dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Drejë e Dubravë.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 1 milion e 200 mijë eurosh dhe në tërësi janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria.

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …