Brickos

Kryetari i Shtimes takoi përfaqësuesit e bashkësive fetare

Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e bashkësive fetare, në komunën e Shtimes, z. Isa Tërshani-kryetar i BI, në Shtime dhe z.Trajko Vllajkoviq-prift i kishës ortodokse serbe për Shtimen.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime Publike(DSHP) znj. Ardiana Rama, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës (DA ) znj. Fatmire Ferati, përfaqësuesit e Eulex-it, të Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e UNDP-së.

Prifti Trajko Vllajkoviq ka falënderuar kryetarin Ismajli për iniciativën që ka marrë komuna e Shtimes për pastrimin e varrezave ortodokse  dhe rregullimin e dyerve hyrëse të kishës, në Shtime. Edhe z. Isa Tërshani-kryetar i  BI, në Shtime ka falënderuar kryetarin për realizimin e këtij aktiviteti duke e vlerësuar këtë iniciativë si kontribut i tolerancës fetare.

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e aplikimit në Projektin “ Ngritja e besimit përmes mbrojtjes kulturore në Kosovë “, financuar nga BE-ja përmes UNDP-së.

Kryetari z. Naim Ismajli ka mbështetur dhe përkrahur iniciativën për aplikim në projektin e lartcekur duke potencuar nevojën e restaurimit të objektit të kishës, në Shtime dhe të një objekti të xhamisë, në fshatin Vojnovc duke shtuar se këto projekte i kontribuojnë promovimit të vlerave kulturore dhe njëherit ndikojnë pozitivisht në raportet ndëretnike, në komunën e Shtimes.

Drejtoresha e DK-së, znj. Fatmire Ferati ka bërë të ditur se gjatë këtij viti nga komuna e Shtimes, nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, janë marrë nën mbrojtje 11 objekte të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë objekte fetare.

Është diskutuar edhe për kriteret për përzgjedhjen e projekteve që do t’i përgatisin komunat duke potencuar se komuna e përzgjedhur duhet të ketë së paku dy objekte të besimeve të ndryshme fetare.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …