leoni

Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Kompaninë ,,Lika Trade” kanë bërë pastrimin e të gjitha rrugëve të qytetit

Si masë shtesë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Kompaninë ,,Lika Trade” gjatë ditës kanë bërë pastrimin e të gjitha rrugëve të qytetit, ndërsa Shërbimi i Zjarrfikësve të Deçanit, kanë bërë pastrimin e të gjithë trotuareve në qytet. Ndërsa N.P.L “Higjiena” njofton të gjithë qytetarët se në qytet do të bëhet grumbullimi i mbeturinave çdo ditë, ndërsa në fshatra dy herë në muaj. N.T.L “Higjiena” falënderon kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj, Shefin e shtabit emergjent Izet Zenuni, për përkrahjen e vazhdueshme të N.P.L “Higjiena”, për pajisje me dorëza, maska, dezinfektues, uniforma etj. Së bashku mund të tejkalojmë këtë sfidë, duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme dhe duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …