10 persona janë vetizoluar në komunën e Hanit të Elezit, që të gjithë kanë ardhur nga Italia, Zvicra dhe Hungaria

Hani i Elezit nuk ka raste të konfirmuara me Coronavirus, mirëpo në këtë komuna dhjetë persona janë vetizoluar. Kryetari i kësaj komune Rufki Suma ka treguar se numri i të ardhurve nga Italia është 8 persona, një person tjerër ka ardhur nga Zvicra dhe një nga Hungaria. Ata janë në vetizolim dhe po monitorohen nga policia dhe mjekët nëse po i përmbahen vetizolimit. Suma është shprehur i shqetësuar për menaxhimin e pikës kufitare me Maqedoninë i cili ka thënë se po detyrohen mjekët e QKMF-së të kryejnë kontrollet për të ardhurit përmes kësaj pike kufitare.

Suma ka treguar se kanë bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe objektit të komunës dhe QKMF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet tryeza e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL Kosova

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga …