Deçani filloj shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë

Në takimin e zhvilluar nga shtabi emergjent në komunën e Deçanit, pas vlerësimit të situatës janë dakorduar që të filloj shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë, kjo shpërndarje do të bëhet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, në këtë rast, kryetari Ramosaj ka shprehë falënderimin për të gjitha OJQ-të dhe njerëzit e vullnetit të mirë që janë solidar në këtë kohë, duke ndarë një pjesë të pasurisë për familjet në nevojë. Ramosaj i ftoj të gjithë ata që kanë vullnetin dhe mundësinë për të ndihmuar, që përmes mekanizmit të ngritur nga shtabi emergjent të shpërndahen këto ndihma dhe mund ta kontaktoni shefin e shtabit emergjent Izet Zenuni- 045 120 700!

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …