Brickos

Kryetari Sokol Bashota dhe Caritas-i Zviceran nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Në mënyrë që të promovojnë një edukimi gjithëpërfshirës parashkollor në Kosovë, në përputhje me standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme dhe për ta lehtësuar integrimin e fëmijëve në sistemin e edukimit parafillor në Kosovë, Kyretari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota dhe Caritasi Zviceran nënshkruan një marrëveshje për të zbatuar një bashkëpunim të veçantë në projektin e edukimit parashkollor.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi ka të bëjë me projektin për mobilimin e klasave parafillore duke ofruar pajisje moderne, për të kontribuar në zbatimin e arsimit të detyrueshëm në Kosovë. Gjithashtu zbatimin e një trajnimi profesional të quajtur “Të mësuarit dhe zhvillimi i fëmijës përmes lojës” me bazë praktikën. Trajnim që është licencuar nga MASHT-i, për edukatore e mësuese parashkollore, në përputhje me kurrikulën dhe standardet e edukimit parashkollor në Kosovë. Si dhe fokusim i veçantë në edukimin gjithëpërfshirës të fëmijëve në sistemin shkollor publik.

Kryetari Bashota i falënderoj përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran si dhe organizatën në fjalë për këtë bashkëpunim dhe përkrahje të arsimit parafillorë në Klinë duke uruar që bashkëpunimi në mes të Komunës së Klinës dhe Caritas-it Zviceran të vazhdojë edhe me projekte të tjera në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …