Kuvendi Komunal i Deçanit ndan 100.000 euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Komuna e Deçanit ka mbajtur seancë urgjente, ku në mënyrë unanime është votuar propozimi për ndarjen buxhetore prej 100.000 euro për të plotësuar nevojat që dalin në këtë situatë emergjente për parandalimin e virusit COVID-19. Kryetari Ramosaj ka falënderuar asamblistët për bashkëpunim, shtabin emergjent, stafin shëndetësor, stafin shëndetësorë vullnetarë, zyrtarët policor, zjarrfikësit, N.T,,Higjiena”, kompanitë e ndryshme që vullnetarisht kanë ndihmuar në forma të ndryshme. Ndërsa, asamblistët kanë falënderuar Kryetarin Ramosaj për gatishmërinë dhe menaxhimin e kësaj situate në Komunën e Deçanit, ku deri me tani situata është nën kontroll dhe nuk kem ndonjë rast te prekur. Ramosaj tha se kjo shumë e ndarë nga kuvendi komunal do të hyjë në funksion të menaxhmentit të kësaj situate emergjent dhe do të kontribuoj në operimin e të gjithë akterëve relevant që janë në funksion!

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …