Brickos

Arif Elshani: Veprimi i kryetarit të OEK-ut Safet Gërxhaliu është personal dhe i dëmshëm për Kosovën

Arif Elshani: Veprimi i kryetarit të OEK-ut Safet Gërxhaliu është personal dhe i dëmshëm për Kosovën

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Arif Elshani ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të këtij institucioni, Safet Gërxhaliu i cili bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh kan dënuar rrokullisjen e një kamioni me mallra serbe nga aktivistë të Vetëvendosjes. Në letrën drejtuar medieve, nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Arif Elshani ka shkruar se ky veprim i Safet Gërxhaliut nuk përfaqëson qëndrimin e OEK-ës duke marrë parasysh se Oda Ekonomike e Kosovës ka menaxhmentin e vetë, Këshillin Drejtues dhe Kuvendin dhe z. Gërxhaliu do të duhej të marri miratimin para se të bëjë një veprim të tillë. Safet Gërxhaliu në asnjë moment nuk është konsolltuar me askënd për një veprim të tillë dhe ka kërkuar nga organet e Odës që të distancohen nga deklaratat e tilla dhe të thirret në përgjegjësi z. Gërxhaliu, ka shkruar në mes tjerash nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Arif Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …