Njoftim publik lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në Viti

Komuna e Vitisë, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar rreth koronavirusit dhe shpalljes së Emergjencës për Shëndetin Publik, shumë shërbime janë duke punuar me staf të reduktuar në mesin e tyre edhe Gjendja Civile. Prandaj kërkojmë nga qytetarët e komunës së Vitisë, të cilët kanë nevojë të pajisën me dokumente dhe të cilët dëshirojnë të ju shmangen kontakteve me zyrtarët komunal në Gjendjen Civile në Viti, se me disa dokumente mund të pajisjen edhe në E-Kioskun e vendosur në qendër të Pozheranit e cila është në funksion 7 ditë të javës dhe 24 orë për marrjen e këtyre dokumenteve:

 Certifikatë e Lindjes

 Ekstrakti i lindjes

 Certifikatë e Shtetësia

 Certifikate Vendbanimi

 Certifikate Martesa

 Vërtetimi i tatimit ne prone

 Fletat poseduese

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për Informim Publik dhe Drejtoria e Administratës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …