Komuna e Skenderajt shembull në menaxhimin efikas të situatës me COVID-19

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për ndërprerjen e menjëhershëm të transportit urban në të gjitha Komunat e Republikes së Kosovës, vendim ky të cilin Komuna e Skenderajt e ka ndermarrë menjëherë pasi janë shfaqur rastet e para me korona virus në Kosovë. Vendimi i Shtabit Emergjent- Skenderaj, për ndalimin e transportit urban ka hyrë në fuqi që nga data 14 mars dhe po respektohet më përpikëri nga ana e kompanive të transportit publik. Komuna e Skenderajt me masat që po ndermerr për menaxhimin e situatës aktuale të krijuar nga virusi COVID-19, po shërben si model jo vetëm për komunat e Kosovës por edhe për nivelin qendror. Gjithmonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Pa frikë e panik por me kujdes të shtuar jemi bashkë dhe do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …