Kryetari Jashari, ka pritur në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugollin

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugollin, me të cilin ka biseduar rreth menaxhimit të situatës së krijuar pas shfaqjes së infeksionit COVID-19. Kryetari Jashari ka njoftuar zëvendësministrin Dugolli, për situatën aktuale në  Komunën e Skenderajt si dhe për masat që ka ndermarrë komuna. Zëvendësministri i Mbrojtjes dha konfirmimin se FSK-ja do ta përkrahë Komunën e Skenderajt në menaxhimin efikas të kësaj situate. Drejtuesi i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se me bashkëpunim më të madh dhe harmonizim të veprimeve mes akterëve institucional dhe jo institucional do të kalojmë me sukses edhe këtë sfidë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …