ABDIXHIKU DHE ABBOTT FLASIN PËR CORONAVIRUSIN

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjten priti në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. Temë kryesore e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus. Ambasadori Britanik, përgëzoi ministrin Abdixhiku për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për 2 javë, në mënyrë të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …