Institucionet komunale apelojn te qytetarët për kufizim të lëvizjes dhe mbajtje të distancës

Ndonëse komuna e Vitisë nuk ka pasur raste të reja të të infektuarve me Covid 19, autoritetet komunale apelojnë për kujdes dhe respektim të masave të ndërmarra nga IKSHP-ja. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka apeluar te qytetarët që të kenë parasysh rrezikun që mund ta shkaktoj qarkullimi i pakontrolluar dhe lëvizjet e panevojshme, e posaçërisht grumbullimi i njerëzve, në përhapjen e virusit Covid19. “Andaj, edhe pse lajmi i mirë që 77 vjeçari nga Stublla tashmë është shëruar dhe ka rezultuar negativ dhe gjendja shëndetësore e të tjerëve është e mirë dhe drejt normalizimit, megjithatë kujdesi dhe vigjilenca qytetare për t’iu shmangur turmave dhe lëvizjeve duhet të jetë në nivelin e duhur. Apelojmë që të mbahet distanca, por edhe të kufizohet lëvizja e qarkullimit, të paktën edhe në këto tri javët e ardhshme, në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak të infektuar dhe pasoja”, ka thënë kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …