Bie numri i prokurorëve shqiptarë në Maqedoni

Përfaqësimi i shqiptarëve në gjykatat dhe prokuroritë e Maqedonisë është në shpërputhje të plotë me numrin e popullatës shqiptare që jeton në këtë shtet. Ndryshimet e reja brenda Prokurorive kanë bërë që numri i prokurorëve shqiptarë të shënojë rënie të dukshme. Vendet e zbrazëta të prokurorëve shqiptarë, Fatime Fetahi dhe Artan Ajro, të cilët nga Prokuroria Themelore në Shkup shkuan në Prokurorinë Speciale, janë plotësuar me prokurorë sllavo-maqedonas. Në Prokurorinë në Shkup dhe prokurori të tjera, pas emërimeve të reja nuk ka asnjë shqiptarë. Si rrjedhim, emërimet e reja kanë ulur edhe më shumë përqindjen e përfaqësimit të shqiptarëve në prokurori në përgjithësi dhe në prokurorinë e Shkupit në veçanti. Numrin i përgjithshëm i prokurorëve në kryeqytet rritet në 55, ndërsa prej tyre vetëm 4 janë shqiptarë, me çka përfaqësimi i shqiptarëve në këtë prokurori ulet në rreth 7 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …