Ka filluar asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë-Lloti I-rë

Ka filluar asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë-Lloti I-rë, projekt strategjik komunal me interes nacional për zhvillim të turizmit dhe me ndikim direkt në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Komunën e Junikut. Zhvillimi i projektit është i nda në Llote sipas planifikimit buxhetor të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe vlera e projektit për ndërtimin e rrugës Junik-Gjeravicë ka shumën 800,000.00 Euro për tri vite, për t’iu hapur rrugën zhvillimit të projekteve tjera me bazë në eko-turizëm dhe degët respektive karakteristikë e Bjeshkëve të Junikut. Asfaltimi i rrugës Junik-Gjeranicë është parakusht për zhvillimin e hovshëm të turizmit, indikator në zhvillimin ekonomik dhe krijim të kushteve për investime në bjeshkët e Junikut. Projekti strategjik rruga Junik-Gjeravicë financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …