Partitë opozitare sot mbajnë takim mobilizues me qytetarë

Sot në Sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, tri partitë opozitare do të mbajnë një takim mobilizues me qytetarë në vazhdën e përpjekjeve të përbashkëta për kundërshtimin e marrëveshjeve të Brukselit. Ky tubim do t’i paraprijë protestës gjithë-popullore që do të mbahet me 26 mars, për të shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionin. “Ka gjysmë viti që po kundërshtohen marrëveshjet kriminale të nënshkruara nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Qeveria shtypëse e anti-kushtetuese që po shkon kah regjimi fashist, tashmë po kundërshtohen nga një front i gjerë shoqëror. Ne nuk e kemi lënë Qeverinë që t’i realizojë këto projekte”, thuhet në përshkrimin e njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …