Diaspora jonë ndihmon qytetarët në nevojë

Samir Lumani nga Prespa e Maqedonisë, i rritur në Amerikë, ka dhuruar 1400 euro për pako ushqimore për 50 familje në nevojë të komunës së Skenderajt, në këtë kohë emergjente. Të gjitha pakot ushqimore dhe çdo ndihmë e dhënë nga donatorët është duke u shpërndarë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra për Punë Sociale, sipas listës së personave në asistencë sociale dhe listës së familjeve në nevojë të dërguar nga kryetarët e fshatrave të komunës së Skenderajt. “Falënderim i madh për Samir Lumanin dhe gjithë ata që po mundësojnë që edhe familjet në nevojë të tejkalojnë më lehtë këtë situatë”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Bashkë, duke ndihmuar njëri-tjetrin do të dalim fitimtar!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …