Njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe

Në këtë kohë pandemie u vë në pah edhe njëherë zemërgjerësia, solidariteti e humanizmi i pashoq i shqiptarëve anekënd botës.

Dhjetëra donacione të ndara nga shoqata, biznese, qytetarë nga Kosova e diaspora për familjet në nevojë.

Mijëra falënderime në emër të qytetarëve për tërë përkrahjen e dhënë.

Dëshmi e humanizmit të madh që kemi si popull autokton e me zemër të madhe është edhe kjo fotografi, ku një qytetar pavarësisht gjendjes jo të mirë ekonomike të tij shprehu dëshirën të jap paratë e fundit të kursyera, për familjet në nevojë. “Qytetarin e nderuar e falënderuam për gatishmerinë por nuk pranuam që ai dhe familja e tij të mbesin keq në këtë kohë pandemie.Të bashkuar, me humanizëm e solidaritet kalojmë me sukses çdo sfidë që kemi para nesh”, është shprehur Keyetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Panik Jo, Kujdes Po!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …