Kryetari Latifi, uron qytetarët dhe bashkëkombasit shqiptarë të besimit islam, me rastin e fillimit të Muajit të bekuar të Ramazanit

Kryetari Latifi, uron qytetarët dhe bashkëkombasit shqiptarë të besimit islam, me rastin e fillimit të Muajit të bekuar të Ramazanit. Të nderuar qytetarë dhe bashkëkombës shqiptarë të besimit islam, Urime Muaji i bekuar i Ramazanit!

Uroj që ky muaj i sakrificës dhe solidaritetit të sjellë paqe dhe qetësi shpirtërore te ju dhe familjet e juaja!

Besimi juaj i shoqëruar me sakrificën që ju bëni me këtë rast, është një ndjenjë e fortë njerëzore, e cila kthehet në fuqi për të bërë vepra me vlerë dhe punë të mira, të cilat i shërbejnë mirëqenies së qytetarëve tanë kudo që ndodhen. Të gjithë e dimë se ky muaj më së bukuri kalohet pranë familjarëve e miqve, por ju lutem shumë që pavarësisht dëshirës dhe vullnetit që keni për të vizituar e bërë iftare të përbashkëta, kësaj radhe mos e bëni, sepse kështu rrezikojmë shëndetin e të gjithëve!

Ju uroj shëndet, mbarësi dhe agjërim të lehtë!

Urime!

Smajl Latifi

Kryetar i Komunës

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj do të kandidoj për të marr titullin e merituar “Qytet Evropian i Sportit”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës …