Avramopolous

Komisioneri Avramopolous do të vizitojë Kosovën

Komisioneri i BE-së, Dimitris Avramopolous gjatë muajit prill pritet të vizitojë Kosovën. Një gjë të tillë ai e ka paralajmëruar gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë. Komisioneri Avramopolous vlerëson se me përjashtim të prokurimit, Kosova ka shënuar përparim në pikat e tjera që janë vënë si kusht për liberalizimin e vizave. Ndonëse ekspertët pajtohen se Kosova i ka përmbushur shumicën e kushteve për heqjen e regjimit të vizave, rruga drejt cakut është ende e gjatë. Kosovës i duhet që të përqendrojë krejt kapacitetin e saj në lobim tek shtetet e BE-së për shkak se është Këshilli i BE-së, si organi kryesor që duhet ta miratojë raportin për liberalizimin e vizave, bashkërisht me Komisionin Evropian. Dihet se në Këshillin e BE-së dhe në Komisionin Evropian, ka edhe përfaqësues të pesë shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …